Aktualitet

I zhdukur prej më shumë se një muaj/ Gjendet i vdekur kamionisti në Itali, arrestohen dy persona të dyshuar, mes tyre një shqiptar (EMRAT)

Hetimet kanë nisur nga autoritetet italiane për të përcaktuar se në çfarë rrethanash vdiq kamionisti që jetonte në qytetin e Sienës. Sipas policisë lokale raportohet se janë ndaluar dy persona të dyshuar për krimin përkatësisht një shqiptar dhe një turk.

26 Qershor 2024, 16:31 Nga N.F

I zhdukur prej më shumë se një muaj/ Gjendet i vdekur kamionisti

ITALI- Pas më shumë se një muaj nga zhdukja misterioze e shoferit të një kamioni në Itali është zbardhur fati i tij tragjik. Sipas raportimeve kamionisti Nicolás Matías del Río u gjet i vdekur pasditen e së marte në një shtëpi të vendosur në Arcidosso, një qytet italian në provincën e Grosseto, në rajonin e Toskanës.

Hetimet kanë nisur nga autoritetet italiane për të përcaktuar se në çfarë rrethanash vdiq kamionisti që jetonte në qytetin e Sienës. Sipas policisë lokale raportohet se janë ndaluar dy persona të dyshuar për krimin përkatësisht një shqiptar dhe një turk.

40-vjeçari, Del Río ishte kontrolluar intensivisht që nga 22 maji, datë në të cilën ishte parë për herë të fundit. Sipas gazetës Corriere Fiorentino , trupi i Del Río u gjet pranë një shtëpie, ku ishin fshehur edhe çantat e stilistit Guçi që argjentinasi po transportonte në kamionin e tij në momentin e zhdukjes.

Personi, i cili kishte nënshtetësi italiane, punonte si shofer kamioni dhe mjeti që përdorte për të transportuar mallin u dogj në një zonë të hapur. Gruaja e Nicolás, Carolina Alegre foli mbrëmë me kanalin e lajmeve TN ku shpeh se ëshrë, ende e tronditur nga lajmi. Ajo shtoi se po pret që ta telefonojnë para se të shkojë për të identifikuar trupin dhe për të filluar ekzaminimet. 

Lidhur me hetimin, bashkëshortja e Nikolas tha se autoritetet italiane kanë si të dyshuar edhe prindërit e shqiptarit të ndaluar, pasi në shtëpinë e tyre u gjetën mbetje të çantave luksoze, me vlerë rreth 500 mijë euro u zhduk.

Pas zbulimit, policia kontrolloi pronën në prani të babait të Klodian Gjonit, të riut shqiptar që u ndalua të shtunën, më 15 qershor, në aeroportin Ciampino, teksa po fluturonte për në Tiranë, kryeqytetin e vendit të tij, sipas mediave italiane. Niko Gjoni dhe një burrë i quajtur Zindan, babai i njërit prej dy turqve të arrestuar, Ozkurt Bozkurt. Gjithashtu po hetohet edhe një i dyshuar tjetër me emrin Emre Kaja.

itali vrasje shqiptar

Sondazh

Poll