26 Qershor 2024, 14:21
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Fermat e peshkut janë zgjeruar me shpejtësi në dekadën e fundit, duke kontribuar gati në gjysmën e sasisë së peshkut të zënë vitin e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për ecurinë e sektorit të peshkimit vitin e kaluar shihet se, totali i peshkut të kapur arriti mbi 19 mijë tonë, ku 47 për qind e sasisë ose mbi 9 mijë tonë ishte nga rezervati. Në 8 vitet e fundit prodhimi i peshkut në rezervate është rritur ndjeshëm duke shkuar në mbi 9 mijë tonë në 2023 nga 3,2 mijë tonë në vitin 2016 ose 185 për qind më shumë.
Peshku i rezervateve zinte 15.5 për qind të peshkut total të kapur me 2016, ndërsa vitin e kaluar zuri 47.7 për qind të totalit. Kultivimi i peshkut në rezervate mori hov vitet e fundit, nxitur nga zhvillimet pozitive te shtyra nga kërkesa në tregun vendas dhe integrimi i fermave në zinxhirët e eksportit. Në vitin 2023 prodhimi i peshkut në rezervate arriti në 9,141 tonë me rritje 14 % në krahasim me vitin 2022. Fermat e mbarështimit të peshkut janë të përqendruara në zonën e Vlorës.
Në tregun e brendshëm ka hapësira të larta pasi konsumi për frymë është ende i ulët, teksa kërkesa po rritet me shpejtësi vitet e fundit si në Tiranë dhe në qytetet bregdetare. Administratorët e fermave të peshkut pohojnë se numri i lartë i turistëve ka rritur kërkesën për peshk nga restorantet, por gjithashtu kërkesa nga jashtë vendit është shtuar. Pajisja me certifikatat e cilësisë ka bërë që shumë ferma të eksportojnë në vendet e BE. Eksporti i peshkut ka një vlerë më të lartë se prodhimet e tjera nga Shqipëria, kryesisht bujqësia. Por rritja e peshkut është një biznes delikat si për të gjitha bizneset që kultivojnë dhe risin gjallesa, ndaj kërkon njohuri specifike.
Zona bregdetare përgjatë gjithë territorit shqiptar ofron kushte të përshtatshme për vendosjen e peshkut dhe fermat e kulturës së molusqeve. Tetë laguna bregdetare prej rreth 10,000 ha ku më të rëndësishmet janë: Velipoja me 200 ha, Patoku me 480 ha, Vaini, Karavasta 3800 ha, Narta 2800 ha dhe Butrinti 1600 ha. Gjithashtu 103 liqene më të vegjël natyrorë janë potencial.
Për sa i përket akuakulturës së peshkut detar, sistemi kryesor i prodhimit të tij bazohet në kulturën e kafazit lundrues detar. Shumica e rezervateve ndodhen në pjesën jugore të bregdetit shqiptar. Fushat kryesore ku zhvillohet ky aktivitet janë Vlora, Saranda dhe Himara sqaron Ministria e Bujqësisë. Në qarkun e Vlorës janë 31 objekte akuakulturë të autorizuara./ Monitor
peshkim
Aktualitet
26 Qershor 2024, 13:59
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Tiranës lë në burg oficerin e policisë, i cili u arrestua para tre ditësh. Mësohe...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 13:57
S.B
Jorgo Goro
TIRANË- Gjykata e Apelit në GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro për mas...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 13:48
E. D
fotot ilustruese
GREQI- Një përleshje e ashpër me fund tragjik ka ndodhur në burgun Korydallos në Greqi. Bëhet me dije se p&e...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 13:51
M.B
Lumi Vjosa
TIRANA- Një studim i ri i publikuar së fundmi nga organizata ndërkombëtare mjedisore ‘Client Earth' tregon sesi v...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 12:54
S.B
pamje nga ngjarja
SHQIPËRI- Arrestohet një person dhe procedohen pesë të tjerë për kultivim kanabisi dhe shpërdorim...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 12:58
M.B
QSUT
TIRANA- Qendra Spitalore “Nënë Tereza” në vitin 2023 përballoi 42 për qind të fluksit të shërbimit...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 12:33
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Arrestohet një 29-vjeçar në Tiranë dhe shpallet në kërkim e motra. Mësohet se 29-vje...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 12:30
E. D
mjeti
TIRANË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi drejtonte mjetin nën efektin e kokainës....
Aktualitet
26 Qershor 2024, 12:03
I.A
Noizy dhe Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka tentuar që të 'heq' mendjen e qytetarëve, duke i bërë reklamë...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 12:15
E. D
foto ilustruese
LEZHË- Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lezhë. Bëhet me dije se 37-vjeç...