Aktualitet

EMRAT/ Sherr i përgjakshëm mes të dënuarve në burgun grek, vritet shqiptari, plagoset një tjetër

Si pasojë e përplasjes mes njëri-tjetrit ka mbetur i vdekur një shqiptar dhe janë plagosur disa të tjerë. 

26 Qershor 2024, 13:48 Nga E. D
EMRAT/ Sherr i përgjakshëm mes të dënuarve në burgun
fotot ilustruese

GREQI- Një përleshje e ashpër me fund tragjik ka ndodhur në burgun Korydallos në Greqi. Bëhet me dije se përleshja ka ndodhur mes banditëve shqiptarë, të cilët kanë përdorur thika. Si pasojë e përplasjes mes njëri-tjetrit ka mbetur i vdekur një shqiptar dhe janë plagosur disa të tjerë. 

Përleshja ndodhi mes dy të dënuarve, ku i plagosuri quhet Altin Vokrri nga Gjakova, ndërsa Alfons Ndoci është viktima. Mediat greke bëjnë të ditur se i burgosuri që ka vdekur ishte dënuar për dy akuza të vrasjes. Mirëpo, ka ende tension si pasojë e të cilit rojet nuk mund të afrohen, ndërsa është thirrur një ambulancë për të dërguar të plagosurit në spitalin “Kryqi i Kuq”.

Njëkohësisht pritet një operacion i forcave speciale të policisë së bashku me një grup oficerësh për të qetësuar tensionin në repartin ku ka mbetur i vdekur shqiptari dhe gjithashtu për të përcaktuar nëse ka të lënduar të tjerë. Njëkohësisht do të hetohet edhe për mënyrën sesi u gjet thika e përdorur në përleshjen e përgjakshme, por edhe për shkaqet që e çuan atë.

burg viktime te plagosur

Sondazh

Poll