Aktualitet

"Teatri Kombëtar i Butrintit"/ Auron Tare për gafën e posterit zyrtar të ministrisë: Në këtë vend ku mjekët vrasin të sëmurët nuk ka mbetur më asgjë për tu suprizuar

Në vend të termit "Teatri Antik i Butrintit" është shkruar "Teatri Kombëtar i Butrintit". Siç dihet në Shqipëri ka vetëm një institucion që njihet si teatër kombëtar, ndonëse dhe ai fizikisht për momentin nuk ekziston. 

26 Qershor 2024, 16:24 Nga r.ll
"Teatri Kombëtar i Butrintit"/ Auron Tare për gafën e
posteri

TIRANË- Në teatrin antik të Butrinit, më 5 korrik do të mbahet dëgjesa publike mbi projektin “Qendra e vizitorëve në Butrint”.

Posteri zyrtar i shpërndarë nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e krijuar muajt e fundit është shoqëruar me një gafë, jo pak të vogël. Në vend të termit "Teatri Antik i Butrintit" është shkruar "Teatri Kombëtar i Butrintit". Siç dihet në Shqipëri ka vetëm një institucion që njihet si teatër kombëtar, ndonëse dhe ai fizikisht për momentin nuk ekziston. 

Për gafën ka reaguar ish-drejtor i Qendrës Arkeologjike në Butrint, Auron Tare, ndërsa Butrinti prej kohësh është në qendër të debateve për planin e menaxhimit, zonën e mbrojtur, ndërtimet dhe UNESCO-n. Tare duke ironizuar gafën e ministrisë shkruan "se në këtë vend ku mjekët vrasin të sëmurët nuk ka mbetur më asgjë për tu suprizuar.

REAGIMI I PLOTË I TARES

Në këtë vend ku mjekët vrasin të sëmurët nuk ka mbetur më asgjë për tu suprizuar. Megjithatë kur lexon një poster të tillë të paktën ne që merremi me Trashëgiminë Kulturore e kuptojmë se sa poshtë ka rënë ky Institucion i rëndësisë Kombëtare.

Lexoni posterin qe ka nxjerre Ministria e Kultures dhe ku ka edhe logot e disa Institucioneve te tjera qe do te kryejne administrimin e Butrintit ne emer te popullit shqiptar.

Lexoni se cfarë injorantësh janë këta zyrtare dhe do te kuptoni se shkatërrimi i Institucioneve të Trashëgimisë me sa duket bëhet me një qëllim të caktuar.

Ministria e Kulturës, BMF ( që tingellon si ai stacioni i kengeve kitch me çingije) dhe ca të tjerë e quajnë Teatrin Antik të Butrintit një Teatër Kombëtar.

O injorantë po ku dreqin jeni mbledhur të gjithë bashkë se na kallët krupën me këto idiotësi. Ju ka votuar edhe Parlamenti i Republikës që të talleni me Trashëgiminë. TURP

Reagimi i Tares duket se ka shkuar menjëherë në "veshin" e ministrisë, pasi në faqen zyrtare institucionit, gafa është rregulluar. 

auron tare ministria e ekonomise kultures dhe inovacionit teatri antik i butrintit

Sondazh

Poll