Aktualitet

Shfrytëzonin disa të huaja për prostitucion në Tiranë, dalin FOTOT e autorëve vëlla e motër

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Tritan Guni dhe motrën e tij Bukurije Guni.

26 Qershor 2024, 14:26 Nga S.B
Shfrytëzonin disa të huaja për prostitucion në Tiranë,
Tritan dhe Bukurije Guni

TIRANË- Janë publikuar fotot e vëlla dhe motër, të cilët në bashkëpunim shfrytëzonin disa të huaja për prostitucion. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Tritan Guni dhe motrën e tij Bukurije Guni.

Motër e vëlla krijonin kontakte me vajza të huaja dhe nëpërmjet shantazhit, i detyronin dhe i shfrytëzonin për prostitucion, kundrejt përfitimeve. Tritan Guni u arrestua nga policia ditën e sotme, ndërsa motra e tij është ende në kërkim.

Guni u zbulua teksa i mori 100 euro në Rrugën e Dibrës në kryeqytet, dy të huajave të cilat i shfrytëzonte për prostitucion. Si pasojë janë proceduar katër të huajat të moshave 44 vjeçe, 39 vjeçe, 32 vjeçe, dhe 25 vjeçe, tre prej tyre nga Kazakistani dhe njëra nga Kolumbia.

prostitucion tirane

Sondazh

Poll