Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën, lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro

Goro u arrestua me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

26 Qershor 2024, 13:57 Nga S.B
GJKKO rrëzon kërkesën, lë në burg ish-kryebashkiakun e
Jorgo Goro

TIRANË- Gjykata e Apelit në GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro për masë më të lehtë sigurie. Goro akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim pronash në Himarë.

Denoncimin në SPAK e bëri fillimisht kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri dhe Goro u arrestua disa ditë më vonë. Goro u arrestua me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

Në rastin e parë, sipas SPAK, Goro bashkë me Drejtorin e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki, Jerasimo Bashi, kanë përcjellë tek institucione të tjera dokumente të falsifikuara për një pronë mbi 5 500 metër katrorë në Dhërmi, pa kryer verifikime, duke çuar në regjistrimin e pronës shtet në favor të privatit.

Edhe në rastin e dytë, të dy ata, referuar Prokurorisë, kanë zhvendosur në terren një sipërfaqe tokë bujqësore mbi 5 mijë metër katrorë, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

jorgo goro gjykata e apelit

Sondazh

Poll