Politike

Bardhi: Interpelancë urgjente me kryeministrin, për çfarë e këshilloi agjenti rumun Ramën?

Bardhi pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, theksoi se PD-ja ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama për këtë çështje, që sipas tij është në cënim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

26 Qershor 2024, 14:09 Nga I.A
Bardhi: Interpelancë urgjente me kryeministrin, për çfarë
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se një nga këshilltarët e kryeministrit Edi Rama ka qenë agjent rumun. Bardhi pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, theksoi se PD-ja ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama për këtë çështje, që sipas tij është në cënim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

“Kemi kërkuar dhe një interpelancë urgjente me zotin Rama në seancë e radhës në Kuvend, për një skandal të emërimit prej tij të një ish-agjenti të Shërbimeve sekrete rumune që sipas Shërbimeve rumune, rezulton të jetë pika lidhëse mes klaneve dhe bandave të trafikut të drogës. Së pari një agjent i shërbimeve të huaja nuk mund të jetë i rekrutuar apo i emëruar, se cënon Republikën e Shqipërisë. Ky agjent i shërbimeve rumune ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës. Për ça e ka këshilluar ish-agjenti Coldea Ramën? Se si bëhet trafiku i drogës?”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll