Politike

Skandali në QSUT/ Ministrja e Shëndetësisë: E patolerueshme që mjeku t’i trajtojë njerëzit si një mall në tregun e shumicë

Duke folur pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Koçiu ka deklaruar se përveç hetimit të prokurorisë, ata kanë hapur një hetim tjetër administrativ. 

26 Qershor 2024, 13:29 Nga I.A
Skandali në QSUT/ Ministrja e Shëndetësisë: E patolerueshme
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka komentuar skandalin e ndodhur te Spitali Onkologjik në Tiranë. Duke folur pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Koçiu ka deklaruar se përveç hetimit të prokurorisë, ata kanë hapur një hetim tjetër administrativ. Po ashtu Koçiu theksoi se është e patolerueshme që mjekët, të cilët duhet të jenë figura më e lartë që duhet ti shërbejë njerëzve, t’i trajtojë ata si një mall në tregun e shumicës.

"Dua ta theksoj të qartë që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interes publikut dhe kujtdo që i shkon mendja të bëjë veprime të tilla të turpshme, të cilat nuk i përkasin figurës së mjekut dhe infermierit. Kemi nisur një hetim administrativ, krahas hetimit të Prokurorisë që e inkurajoj ti shkojë deri në fund dhe të ndëshkojë në mënyrë shembullore të gjithë ata që kanë kryer procedura që cenojnë figurën e mjekut e infermierit. Hetimi administrativ që kemi nisur së bashku me struktura të brendshme të audit dh antikorrupsioni do të trajtojë shumë aspekte, çështje të organizimit. Është e patolerueshme që mjeku figura më e lartë që duhet ti shërbejë njerëzit t’i trajtojë ata si një mall në tregun e shumicë, për këtë fakt do të duam që të sjellim në një dimension tjetër të ushtrimit të detyrës mjekut e infermierit dhe pikërisht për këtë do të iniciojmë ndryshimet e nevojshëm ligjore që do tia dërgojmë kuvendit, për të bërë amendime në ligjin për urdhrin e mjekut për të vendosur sanksione që ndëshkojnë këto që trajtojnë jetën e njerëzve si mall shumice në tregun e lirë," tha Koçiu.

albana koçiu

Sondazh

Poll