Politike

“Përfitojnë 30 mijë punonjës të sistemit arsimor”, Manastirliu: Rritja nga 1 korriku, paga mesatare e mësuesve shkon në 950 euro

Ajo shtoi se nga rritja e pagës do të përfitojnë edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë në shkolla.

26 Qershor 2024, 13:33 Nga M.B
“Përfitojnë 30 mijë punonjës të sistemit
Ogerta Manastirliu

TIRANA- Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga rritja e pagave që do të nisë në 1 korrik do të përfitojnë 30 mijë punonjës të sistemit arsimor. Manastirliu tha se paga e mësuesve do të rritet me 18 mijë lekë të reja, duke e çuar pagën mesatare në 950 euro. Ajo shtoi se nga rritja e pagës do të përfitojnë edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë në shkolla.

Pjesë nga fjala e Manastirliut:

Dua të ndaj me ju, por mbi të gjitha më mësuesit një lajm të mirë sa i përket rritjes historike të pagave për mësuesit ,e cila fillon nga një korriku. Një rritje e pagave që do përfshijë 30 mijë punonjës në sistemin tonë arsimor, duke qenë kjo rritje më madhe e pagave. Paga mesatare e mesuesve rritet me 18 mijë lekë të reja, duke e çuar pagën mesatarë në 950 euro.

Nëse do të kalonim në kategori specifike, paga mesatare në arsimin e mesëm dhe të lartë, që ka nivelin e kualifikimit dhe vjetërsinë mbi 15 vite punë, do të shkojë nga 79,800 në 98,500 lekë. Paga mesatare e mësuesi në arsimin e mesëm të ulët me mbi 15 vite vjetërsi shkon nga 75,800 në 96,000 lekë. Rritje më të konsiderueshme do ta kenë edhe mësuesit e ciklit fillor, ku paga mesatare e mësuesit me eksperiencë mbi 15 vite shkon nga 72,400 në 95,200 lekë.

Pagat përfshijnë mësuesit në sistemin tonë dhe punonjësit e shërbimi psikosocial dhe punonjësit e sigurisë në shkolla. Për punonjësit e shërbimit psikosocial, paga mesatare shkon në 910 euro, ndërsa paga mesatare e punonjësve që lidhen me sigurinë në shkolla shkon në 800 euro.

Përmirësime janë bërë edhe sa i përket nivelit të pagesave për rritjen e kualifikimit të mësuesve ku do të kemi një dyfishim të pagesës sa i përket shpërblimit për kualifikim për mësuesit e nivelit që lidhen me dy kategoritë e para dhe sa i përket mësuesit mjeshtër do të kemi një rritje 50% të masës së shpërblimit.

ogerta manastirliu

Sondazh

Poll