Politike

"Ndërhyrja në TIMS, me urdhër të politikës", Dogjani: U cënua siguria kombëtare, donin të fshinin gjurmët

Dogjani tha në Komisionin Hetimor për Sistemin TIMS, se në këtë rast është cënuar siguria kombëtare.

26 Qershor 2024, 12:21 Nga M.B
"Ndërhyrja në TIMS, me urdhër të politikës",
Asllan Dogjani

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani tha sot se ndërhyrja në sistemin TIMS është bërë me urdhër të politikës. Dogjani tha në Komisionin Hetimor për Sistemin TIMS, se në këtë rast është cënuar siguria kombëtare. Ai shtoi se se kjo u bë me qëllim që persona me pushtet politik të fshihnin gjurmët e tyre për lidhjet me krimin.

“Është provuar se në sistem është ndërhyrë dhe janë eksportuar të dhënat, me USB, dhe ndodhen në Prokurorinë e Tiranës. Kanë dalë raste kur zyrtarë, ku shihen përmes sistemit TIMS, udhëtojnë me eksponentë të krimit, si Ahmetaj. Edhe budalli e di se pas kësaj ndërhyrje qëndrojnë persona me pushtet, me suport politik", tha ai.

tims

Sondazh

Poll