Politike

“Drejtuesja e SHISH në Beograd”, debat Salianji-Naço: E pranoni që jeni kapur

Deputeti Nasip Naço, i kërkoi Salianjit që të jetë më i kujdesshëm me akuzat ndaj Hysenit, duke pasur parasysh edhe pozicionin e saj.

26 Qershor 2024, 12:13 Nga M.B
“Drejtuesja e SHISH në Beograd”, debat Salianji-Naço: E
Ervin Salianji

TIRANA- Kanë vijuar debatet në Komision hetimor për sistemin TIMS pas deklaratës së kryetarit Ervin Salianji, se drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni ndodhet në një aktivitet në Beograd dhe nuk mund të dëshmojë në këtë komision. Deputeti Nasip Naço, i kërkoi Salianjit që të jetë më i kujdesshëm me akuzat ndaj Hysenit, duke pasur parasysh edhe pozicionin e saj. Salianji iu kthye duke i thënë "e pranoni se jeni të kapur".

Pjesë nga debati:

Naço: Kjo është për lavdinë tuaj personale

Salianji: E pranoni që jeni të kapur.

Naço: Për pjesën e drejtueses së SHISH, që qenkeni i zoti në të. Sigurinë nuk e morëm dot, ajo ka ardhur edhe kur anëtarët e opozitës nuk ishin. Vini birbilosni sot…

tims

Sondazh

Poll