Politike

Ervin Mete: Nga 1 korriku aplikohet rritja e pagave mesatare, përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore

Mete theksoi se nga rritja e pagave do të përfitojnë punonjësit e sistemit arsimor, punonjësit e sistemit shëndetësor si dhe punonjësit e Policisë, Gardës apo dhe Forcat e Armatosura. 

26 Qershor 2024, 13:15 Nga I.A
Ervin Mete: Nga 1 korriku aplikohet rritja e pagave mesatare,
Ervin Mete

TIRANË- Ministri i Financave Ervin Mete ka deklaruar nga 1 korriku do të nis aplikimi i rritjes se pagës për punonjësit e administratës. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Mete theksoi se nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore. Po ashtu Mete tha se paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë Lekë.

“Pagat e rritura fillojnë të aplikohen në 6 mujorin e dytë të vitit, pra duke filluar nga 1 korriku, me një kosto të përllogaritur prej afro 11 miliardë lekësh për këtë 6 mujor të dytë të vitit dhe me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliardë lekësh”, u shpreh Mete.

Mete theksoi se nga rritja e pagave do të përfitojnë punonjësit e sistemit arsimor, punonjësit e sistemit shëndetësor si dhe punonjësit e Policisë, Gardës apo dhe Forcat e Armatosura. 

"Nga politika e rritjes së pagave do të përfitojnë: punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar; punonjësit e sistemit shëndetësor; punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi; si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore," tha Mete. 

ervin mete

Sondazh

Poll