Politike

"Nuk mund të jetë ndryshe", "Onkologjiku", Agalliu kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetësisë: Pse nuk ka funksionuar mbrojtja e pacientëve?

Agalliu ka shtuar se shëndetësia falas dhe nuk mund të jetë ndryshe kur vendi është i mbuluar nga korrupsioni.

26 Qershor 2024, 10:56 Nga M.B
"Nuk mund të jetë ndryshe", "Onkologjiku", Agalliu
Foto ilustruese

TIRANA- Lidhur me skandalin e mjekëve të spitalit Onkologjik, deputeti opozitar, Arbi Agalliu, ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend, kërkesën për interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu. Në një postim në rrjetet sociale, Agalliu thotë se është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë dhe të kuptohen arsyet se pse nuk funksionon sistemi i mbrojtjes së pacientëve.

Agalliu ka shtuar se shëndetësia falas nuk mund të jetë ndryshe kur vendi është i mbuluar nga korrupsioni.

Postimi i Arbi Agalliut:

Sot dorëzova kërkesën për interpelancë me Ministren e Shëndetësisë. Është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë përpara qytetarëve shqiptar.

Duhet të qartësohen arsyhet pse nuk ka funksionuar sistemi i mbrojtjes së pacientëve dhe pse kjo skemë korruptive ka kaq kohë që funksionon. Në fakt kjo është shëndetësia falas dhe nuk mund të jetë ndryshe kur vendi është i mbuluar nga korrupsioni.

spitali onkologjik

Sondazh

Poll