Politike

Operacioni gjatë natës/ SPAK mohon ngjarjen: Shmangni spekulimet që dëmtojnë punën tonë

Me anë të një njoftimi SPAK, thekson se po vijohen hetimet për një sërë çështjesh, por sipas tyre nuk ka pasur asnjë operacion gjatë natës. 

26 Qershor 2024, 11:14 Nga I.A
Operacioni gjatë natës/ SPAK mohon ngjarjen: Shmangni spekulimet
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mohuar aksionin që ka bërë gjatë natës në Tiranë me disa persona të arrestuar nga Bashkia Tiranë dhe njerëz të medias. Me anë të një njoftimi SPAK, thekson se po vijohen hetimet për një sërë çështjesh, por sipas tyre nuk ka pasur asnjë operacion gjatë natës. Po ashtu theksohet se nëse do të kenë njoftime për të ndarë me median, do të vihen në dijeni.   

"Më lejoni t’ju informoj lidhur me lajmet e publikuara dje në disa nga mediat: SPAK po vijon një sërë hetimesh për të luftuar korrupsionin dhe mbrojtjen e publikut. Nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës dhe ju kërkojmë me mirësjellje të shmangin spekulimet që mund të dëmtojnë punën tonë. Në momentin që do të kemi njoftime për të ndarë me median padyshim do të viheni në dijeni”, njofton SPAK.

spak

Sondazh

Poll