Politike

“Gazetarët nuk nxjerrin sekret hetimor”, Rama kritika Prokurorisë: Merruni me burimin

Rama në Konferencën e VI Kombëtare për të Drejtën e Informimit, tha se e drejta e informimit nuk është sekret hetimor.

26 Qershor 2024, 10:35 Nga I.A
“Gazetarët nuk nxjerrin sekret hetimor”, Rama kritika
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka hedhur disa kritika ndaj prokurorisë për keqtrajtimin e gazetarëve, në momentet që publikojnë dosjet hetimore. Rama në Konferencën e VI Kombëtare për të Drejtën e Informimit, tha se e drejta e informimit nuk është sekret hetimor. Ai theksoi se Prokuroria duhet që të merret me burimin që e nxorri sekretin hetimor te gazetarët, pasi këta të fundit punën e tyre po bëjnë.  

"E drejta e informimit nuk është sekret hetimor, përfitoj nga rasti se shoh avokaten e popullit rastin e një gazetari  u keqtrajtua për nxjerrjen e sekretit hetimor. Prokuroria iu vu mbrapa disa gazetarëve dhe për mua gazetarët nuk nxjerrin sekret hetimor, nuk i disponojnë, sekretet i disponojnë prokurorët kur gazetarit i bie në dorë sekreti nuk është më detyrim i tij të ruajë sekretin dhe nuk shkon drejt tij hetimi por drejt atyre që ia dhanë atij është elementare, që në Kanun shkruhet e zeza mbi të bardh lajmësi nuk ka faj, kush e prodhoi lajmin ose kush ia dha atij është burimi me të cilin duhet të merresh. E them për të nënvizuar që informacioni mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekziston me vulë dhe firmë dhe nuk përfshihet në hapësirën e ngushtë që ligji e përcakton, ku hyn edhe sekreti hetimor është pronë publike," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll