Art&Argëtim

Shpallet stilisti i vitit për flokët, anglezi falenderon mësuesin shqiptar: Më dha mundësinë e jetës

7 Mars 2019, 19:59 Nga DOSJA
Shpallet stilisti i vitit për flokët, anglezi falenderon mësuesin

Një 22-vjeçar anglez është kurorëzuar me çmimin stilisti më i mirë i modeleve të flokëve për meshkuj. Bëhet fjalë për Curtis Statt, i cili në ceremoninë e organizuar në Birminghan fundjavën e kaluar fitoi çmimin e parë.

Por kur mori çmimin 22-vjeçari nuk harroi të falenderonte pronarin shqiptar, Gëzim Murizi, i cili i mësoi zanatin dhe i dha mundësinë të punonte në parukerinë e tij për tre vite. Media britanike shkruan se Murizi e mori të riun në punë, pasi kishte shkuar si klient për të prerë flokët.

“Nuk mund ta besoj që triumfova dhe jam i pari këtu. E fillova para tre vitesh, atëherë kur s’dija të mbaja as gërshërët.

Ai më mësoi të pres flokët sipas metodës tradicionale, siç vetë ai kishte mësuar në të njëjtën moshë kur ishte në Shqipëri. As nuk aplikova për punë. Pasi shkova për herë të tretë aty për të prerë flokët, po diskutonim se sa orar të keq kisha te puna e mëparshme. Se kisha menduar kurrë më parë se do bëhesha berber.

Më dha mundësinë të bëja diçka për veten timë, atëherë kur unë nuk shikoja të ardhme. Jam i lumtur që të hënave zgjohem herët në mëngjes për të shkuar në punë, dhe këtë gjë s’mun ta thonë shumë njerëz,”– është shprehur 22-vjeçari Curtis Statt.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale 22 vjecari anglez anglezi fiton cmimin e pare curtis statt gezim murrizi stilisti i flokeve per meshkuj 22 vjecari anglez anglezi fiton cmimin e pare curtis statt gezim murrizi stilisti i flokeve per meshkuj

Sondazh

Poll