Sport

Trajneri Rossi & CO vizitojnë sulmuesin Varga në spital, pas aksidentit të frikshëm

Sulmuesi, viktimë e një përplasjeje të rëndë me portierin skocez Gunn, iu nënshtrua një operacioni në fytyrë të hënën.

26 Qershor 2024, 07:30 Nga DOSJA
Trajneri Rossi & CO vizitojnë sulmuesin Varga në spital, pas

GJERMANI - Trajneri i Hungarisë Marco Rossi dhe disa anëtarë të ekipit kombëtar vizituan në spital sulmuesin Barnabás Varga. 

Ai ishte viktimë e një përplasjeje shumë të rëndë me portierin Gunn gjatë ndeshjes kundër Skocisë, ku pësoi fraktura të shumta të kafkës duke rezultuar në tronditje.

Lojtari iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm të hënën dhe do të lirohet të mërkurën. Fotoja e vizitës është publikuar nga Federata Hungareze e Futbollit në llogarinë zyrtare X.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll