Sport

VIDEO/ “Tre Luanët” ruajnë epërsinë, një kualifikim i madh për Slloveninë…

Ndeshja mes Anglisë dhe Sllovenisë përfundoi në barazim pa gola, me “Tre Luanët” që sërishv patën vështirësi në ecurinë e tyre dhe skuadrën ballkanase që duke marrë ‘X’, siguruan kualifikimin për në “16” të Euro 2024.

25 Qershor 2024, 23:18 Nga DOSJA
VIDEO/ “Tre Luanët” ruajnë epërsinë, një

GJERMANI - Anglia siguroi vendin e parë në Grupin C, pas një barazimi 0-0 me Slloveninë, ndërsa skuadra e Gareth Southgate luftoi për të performuar në një ndeshje, ku fitorja ishte vetëm një dëshirë. Sakaq, Sllovenia e trajnerit Kek siguruan një vend të madh në 16-tat e ‘Euro 2024’, si një nga të tretat më të mira në grupe.

Ndeshja nuk pretendon dafina cilësore, kishte pak faza, nga “Tre Luanët” që megjithatë nuk arritën të shënojnë dhe të marrin tre pikët. Nga ana e tyre, sllovenët e përballuan presionin me lehtësi karakteristike dhe morën pikën që dëshironin që në fillim të ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll