Sport

BEFASUESE!... Trajneri Sylvinho ‘driblon’ për rinovimin e kontratës

Ai në asnjë moment nuk tha dhe nuk iu përgjigj interesimit të gazetarëve nëse që do të rinovojë kontratën me Shqipërinë, e cila përfundon për pak ditë.

25 Qershor 2024, 22:31 Nga DOSJA
BEFASUESE!... Trajneri Sylvinho ‘driblon’ për rinovimin e

TIRANE - Në mesditë, Kombëtarja kuqezi është kthyer në Tiranë, por atmosfera që gjetën në aeroportin ‘Nënë Tereza” të Rinasit ishte shumë larg asaj që përjetuan për 10 ditë në Gjermani.

Përveç interesimit të lartë të gazetarëve, pak tifozë pritën futbollistët që ngritën peshë zemrat e miliona shqiptarëve.

Trajneri Sylvinho, foli në dy gjuhë, italisht dhe anglisht, por në asnjë moment nuk tha dhe nuk iu përgjigj interesimit të gazetarëve nëse që do të rinovojë kontratën me Shqipërinë, e cila përfundon për pak ditë.

“Ishte një eksperiencë e mirë për të gjithë. Ishte e vështirë për ne, por jemi krenarë për të gjithë futbollistët dhe për federatën.

Shumë njerëz na mbështeten dhe jam i befasuar nga tifozët sepse kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë në Gjermani. Ju keni një skuadër me të ardhme. A do të rinovoj kontratën? Unë jam pjesë e juaja”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll