Sport

E PABESUESHME! I famshmi Kazuyoshi Miura largohet nga Portugalia, për të vazhduar karrierën si profesionist në Japoni...

Futbollisti profesionist më i vjetër në botë, Kazuyoshi Miura (57 vjeç) largohet nga Portugalia dhe kthehet në Japoni, te Atletico Suzuka.

25 Qershor 2024, 17:48 Nga DOSJA
E PABESUESHME! I famshmi Kazuyoshi Miura largohet nga Portugalia, për
Kazuyoshi Miura e filloi karrierën e tij si futbollist në vitin 1986

JAPONI - Kazuyoshi Miura, futbollisti më i vjetër profesionist në botë, do ta vazhdojë karrierën e tij në Japoni.

I huazuar këtë sezon nga Yokohama FC te UD Oliveirense në divizionin e dytë portugez, sulmuesi 57-vjeçar këtë herë do t'i bashkohet Atletico Suzukas në divizionin e katërt japonez. Lojtari është edhe një herë i huazuar nga klubi i Yokohama, të cilit iu bashkua në vitin 2005.

“Nuk kam në plan të tërhiqem. Pasioni im për lojën është ende i fortë. Pasioni im nuk vdes”,- deklaroi ai gjatë një konference për shtyp.

Karriera e “King Kazu” filloi në vitin 1986, te Santos në kampionatin brazilian. Ai ka luajtur edhe në Kroaci, Itali dhe Australi. Miura gjithashtu ka 89 ndeshje me Japoninë për 55 gola, gjë që e bën atë golashënuesin e dytë më të mirë në historinë e kombëtares së vendit të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll