Sport

Grabitet Zvicra në Dusseldorf!... Stafit teknik të helvetëve i vjedhin në hotel tre laptopë, ku kishte të dhëna të 'Euro 2024'

Kamerat e hotelit kapën të paktën një nga të dyshuarit e përfshirë në vjedhjen e pajisjeve të kombëtares së Zvicrës. Policia e Dusseldorfit tani është në kërkim të autorëve…

25 Qershor 2024, 21:16 Nga DOSJA
Grabitet Zvicra në Dusseldorf!... Stafit teknik të helvetëve i

GJERMANI - Një ngjarje në kufinjtë e të pabesueshmes ka prishur qetësinë në kampin e helvetëve. Kombëtarja e Zvicrës ka rënë preh e një grabitje, pas ndeshjes ndaj Gjermanisë, teksa ishin të akomoduar në hotelin ‘Martin’ në Dusseldorf.

Një person ende i paidentifikuar, arriti të merrte 3 laptopë me të dhënat e kombëtares helvete, teksa u zhduk pa lënë gjurmë, ndërkohë që policia gjermane është vënë menjëherë në lëvizje, për identifikimin e autorit të vjedhjes.  

Adrian Arnold, një nga përfaqësuesit e Federatës Zvicerane të Futbollit, u shpreh në lidhje me këtë situatë: “Mund të konfirmoj se tre laptop të punonjësve tanë janë vjedhur nga hoteli dhe ne tashmë e kemi raportuar këtë në polici”. 

Ai shtoi: “Për momentin nuk na duhen më këto të dhëna për analiza të sakta në turne. Nëse ishte sulm ndaj të dhënave të kombëtares zvicerane, ata sulmuan ekipin e gabuar”. 

Kamerat e hotelit kapën të paktën një nga të dyshuarit e përfshirë në vjedhjen e pajisjeve të kombëtares së Zvicrës. Policia e Dusseldorfit tani është në kërkim të autorëve…

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll