Sport

“Euro 2024”/ Koreografia e pabesueshme e tifozëve holandezë!... Shikoni videot

Tifozët holandezë i vunë flakën Berlinit para ndeshjes kundër Austrisë!

25 Qershor 2024, 18:04 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Koreografia e pabesueshme e tifozëve

GJERMANI - Si në çdo garë të madhe, Holanda shoqërohet nga një koloni e vërtetë tifozësh, që vijnë në numër për të mbështetur njerëzit e Ronald Koeman.

Dhe “Euro 2024” nuk bën përjashtim. Tashmë, për ndeshjet kundër Polonisë dhe Francës, ata kishin prodhuar një kortezh mbresëlënës, por ai i ditës në Berlin, sigurisht që thyen rekorde.

Nëpërmjet videove të postuara në rrjetet sociale, zbulojmë një turmë të madhe që performojnë koreografinë e tyre tashmë të famshme, ku shkojnë majtas, pastaj djathtas.

Shikoni këto imazhe të lezetshme më poshtë! Austriakët rrezikojnë të ndihen të vetmuar në Olimpiastadion në Berlin. Holandezët janë në zjarr!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll