Sport

Morata thërret Romën dhe Juventusin, Atletico e ndalon: “Do të vazhdojë me ne”

Sulmuesi mund të lirohet për pak më shumë se 10 milionë euro, por numri një i bardhekuqve të Madridit ka frenuar spekulimet

25 Qershor 2024, 16:44 Nga DOSJA
Morata thërret Romën dhe Juventusin, Atletico e ndalon: “Do

ITALI - Që ai dëshiron të rikthehet në Serinë A nuk është mister dhe ai tashmë i ka dhënë një asistim italianëve. Jo vetëm me fjalë “Bel Paese është shtëpia ime e dytë”, por edhe me vepra, duke pasur një klauzolë në kontratë, që të mund të lirohet me pagesën prej 12 milionë eurosh. 

Një pazar nëse marrim parasysh çmimet aktuale në treg. E kemi fjalën për Alvaro  Moratan, i cili ciklikisht përfundon në pamjet e top klubeve të ligës italiane. Këtë verë është radha e Romës (ata do të takoheshin sërish me Dybalan në kryeqytet), dhe Juventusit, nëse i thonë lamtumirë Kean. Por kujdes nga një sulm i mundshëm nga Milani në javët në vijim, duke pasur parasysh problemet në frontin Zirkzee.  

Megjithatë, prioriteti i 31-vjeçarit është të luajë: kjo ishte e qartë edhe nga deklaratat e fundit të fokusuara në lëvizjet e bardhekuqve: "Unë nuk mund të qëndroj në Atletico dhe të mos luaj, - gjëmonte Morata. - Nëse shoh që klubi blen tetë sulmues, do të thotë që nuk jam më prioriteti i klubit”.

Vetë numri një iberian, Enrique Cerezo , u kujdes për të hedhur ujë në zjarr dhe donte ta mbyllte çështjen, të paktën publikisht. "Unë e konsideroj atë një futbollist madhështor,  nuk shoh asnjë problem, - fjalët e ëmbla të pronarit me rastin e një eventi të mbajtur në Cívitas Metropolitano. - Ai është i yni dhe besoj se do të vazhdojë me ne. Në Europian ai është numri nëntë i Spanjës”. Cerezo i zgjati dorën qendërsulmuesit: a do të mjaftojë për të mbuluar çështjen?

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll