Sport

VIDEO/ Shënon “in extremis”, Csoboth - goli i shpresës për Hungarinë… si e tretë

Skoci - Hungari 0-1. Skuadra e Marco Rossit fiton në sekondën e fundit dhe dënon skuadrën e Clarke: Hungarezët të tretët me 3 pikë, raundi i 16-të i vështirë, por i mundshëm

23 Qershor 2024, 23:34 Nga DOSJA
VIDEO/ Shënon “in extremis”, Csoboth - goli i shpresës

GJERMANI - Në Shtutgart, Skocia dhe Hungaria u përballën në ditën e tretë dhe vendimtare të grupit A të ‘Euro 2024’: në rrezik është mundësia e vazhdimit të ëndërrimit për kalimin në raundin e 16-të.

Gjithçka ndodhi në kohën shtesë, kur Csoboth gjeti golin në minutën e 100-të, që i lejoi hungarezët të fitonin, dhe të përfundonin në vendin e tretë në grup (me 3 pikë).

Skuadra e italianit Marco Rossi ka ende shpresën për një kalim të vështirë, por të mundshëm në turin tjetër. Skocezët janë të fundit në grupin A dhe të eliminuar praktikisht nga europiani “Gjermani 2024”.

Pas kësaj ndeshjeje, renditja në grupin A është: Gjermania 7 pikë, Zvicra 5, Hungaria 3 dhe Skocia 1 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll