Sport

Atmosfera më e bukur në 'Euro 2024'? Shqiptarët zënë vendin e parë në sondazhin e hapur nga transmetuesi gjerman

Transmetuesi i ndeshjeve në Gjermani “Magenta Sport” ka hapur një sondazh sa i përket tifozerisë që ka krijuar atmosferën më të mirë dhe të bukur gjatë ‘Euro 2024’.

23 Qershor 2024, 18:07 Nga DOSJA

GJERMANI - Faza e grupeve në Euro 2024 po vjen drejt fundit, me disa kombëtare që do të rikthehen në shtëpi, nëse nuk arrijnë dot të kualifikohen.

Transmetuesi i ndeshjeve në Gjermani “Magenta Sport” ka hapur një sondazh sa i përket tifozerisë që ka krijuar atmosferën më të mirë dhe të bukur gjatë ‘Euro 2024’.

Në këtë sondazh, vendin e parë e mban Shqipëria me plot 61% të votuesve, ndërsa vendi i dytë është shumë larg, që mbahet nga Holanda me 18%.

Atmosfera më e bukur në 'Euro 2024'? Shqiptarët

Ky nuk është rasti i parë që sjellja e tifozëve shqiptarë bie në sy gjatë këtij europiani, me shumë media të huaja që kanë komplimentuar kuqezinjtë për atë që kanë sjellë në Gjermani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll