Sport

“Euro 2024”/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën historike ndaj Spanjës...

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e tretë dhe vendimtare në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës.

23 Qershor 2024, 18:52 Nga DOSJA

GJERMANI - Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në kampin bazë kuqezi në Kaiserau, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi u stërvit i plotë dhe të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike. Edhe mbrojtësi Enea Mihaj u stërvit me grupin duke lënë pas lodhjen muskulore.

Vetëm sulmuesi kuqezi Mirlind Daku nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për shkak të pezullimit nga Komisioni i UEFA-s me dy ndeshje.

Ndeshja e tretë e Grupit B të “Euro 2024”, Shqipëri-Spanjë do të luhet të hënën, 24 qershor, në stadiumin “Düsseldorf Arena”, duke nisur nga ora 21:00.

“Euro 2024”/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll