Sport

VIDEO/ Gjermania kalon në 1/16 të 'Euro 2024' si e para e grupit A, pas tyre Zvicra…

Në 'Deutsche Bank Park' në Frankfurt, sulmuesi Fullkrug i përgjigjet Ndoye në minutën e 91-të: zviceranët kalojnë në të dytën

23 Qershor 2024, 23:17 Nga DOSJA
VIDEO/ Gjermania kalon në 1/16 të 'Euro 2024' si e para e

GJERMANI - Në ditën e tretë dhe të fundit të Grupit A të “Euro 2024”, Gjermania dhe Zvicra barazuan 1-1 dhe siguruan kalimin e tyre në fazën e 16-të, përkatësisht si të parat dhe të dytat në grup.

Në ‘Deutsche Bank Park’ në pjesën e parë Orsato anuloi një gol të Andrich, për shkak të një faulli të Musiala ndaj Aebischer, më pas zviceranët shtuan xhiron e tyre dhe Ndoye  (28') e çau ngërçin pas një asistimi të Freuler.

Në pjesën e dytë gjermanët reaguan, shtynë dhe barazuan rezultatin vetëm në kohën shtesë, falë një goditjeje me kokë të  Fullkrug (91'), i cili do të vinte nga pankina për të shpëtuar Gjermaninë. 

Pas kësaj ndeshjeje renditja në grupin A është: Gjermania 7 pikë, Zvicra 5, Hungaria 3 dhe Skocia 1 pikë.

Gjermania ka ruajtur vendin e pare në grup. Ajo ende mund të përballet me Anglinë në raundin tjetër, nëse “Tre Luanët” përfundojnë në vendin e dytë në Grupin C (Danimarkë, Slloveni, Serbi).

Zvicra, e cila padyshim vepron si një kundërshtar në kurth, do ta gjejë veten përballë Italisë, Kroacisë apo Shqipërisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll