Sport

Çaste paniku! Hungarezin Varga nxirret me barelë, pas përplasjes me portierin skocez

Sulmuesi hungarez Barnabas Varga u nxor me barelë pasi u godit nga portieri Angus Gunn gjatë ndeshjes Skoci-Hungari të dielën në Euro.

23 Qershor 2024, 22:59 Nga DOSJA
Çaste paniku! Hungarezin Varga nxirret me barelë, pas

GJERMANI - Barnabas Varga u evakuua me barelë gjatë ndeshjes mes Skocisë dhe Hungarisë, duke llogaritur ditën e fundit të fazës së grupeve të ‘Euro 2024’. Sulmuesi hungarez qëndroi në tokë për disa minuta, pas kontaktit të rëndë me Angus Gunn.

Portieri skocez goditi Vargën gjatë një dalje ajrore nga një goditje dënimi nga Dominik Szoboszlai (68’). Varga u zëvendësua disa çaste më vonë, i mbuluar nga një çarçaf teksa doli nga fusha.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll