Sport

VIDEO/ Festë, shqiptarët pushtojnë dhe skuqin edhe Dusseldorfin!... Anijet gjermane lundrojnë në lumin Rein me këngë shqip

Përflitet që mbi 30.000 tifozë do të jenë në stadium për të mbështetur nesër kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare.

23 Qershor 2024, 18:34 Nga DOSJA
VIDEO/ Festë, shqiptarët pushtojnë dhe skuqin edhe

- Tifozët shqiptarë po pushtojnë edhe qytetin e Dusseldorfit. Rrugë janë skuqur nga flamujt shqiptarë… Kudo në baret dhe kafenetë e qytetit flitet vetëm shqip.

Nesër, në orën 21:00, në stadiumin ‘Merkur Spiel Arena’ do të luhet Shqipëri - Spanjë, ndeshja e tretë e grupit B në ‘Euro 2024”.

Shikoni këtë video, ku një anije gjermane udhëton nën tingujt e muzikës shqitare, për të imagjinuar sado atmosferën e zjarrtë që ka pushtuar Dusseldorfin… Përflitet që mbi 30.000 tifozë do të jenë në stadium për të mbështetur nesër kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll