Politike

Vendi në situatë emergjente/ Zgjidhet nesër me urgjencë kreprokurori i ri, PD: Ende s’janë tharë lotët e familjarëve t

4 Dhjetor 2019, 16:48 Nga DOSJA
Vendi në situatë emergjente/ Zgjidhet nesër me urgjencë

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë pritet të zgjedhë ditën e nesërme kryeprokurorin e ri. Në orën 10:00 deputetët do të mblidhen në seancë plenare, ku do të diskutojnë dhe miratojnë shumë pika, por midis tyre është edhe emërimi i Prokurorit të ri të Përgjithshëm.

Lidhur me këtë zhvillim, ka reaguar Partia Demokratike, e cila shprehet se ende pa kaluar tronditja kombetare, kuvendi zgjedh me urgjencë kryeprokurorin e ri 2 javë para skadimit të afatit. Sipas PD ky është halli i vetëm i qeverisë në këto momente tragjike për vendin.

REAGIMI i PLOTË i PD:

Pa u tharë ende lotët e familajrëve për tragjedinë e 26 Nëntorit dhe pa kaluar tronditja kombetare, Kuvendi ka një hall tjetēr, që nuk ka lidhje me emergjencën e krijuar. Emergjenca e qeverisë është zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Kur e gjithë vëmendja e opinionit publik është e përqëndruar tek tragjedia kombëtare e 26 Nëntorit, ku humbën jetën 51 qytetarë, u plagosën rreth 900 qytetarë dhe mijëra të tjerë mbetën të pastrehë, Edi Rama po planifikon të kalojë, pa zhurmë dhe vëmendje, zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës. 1 javë pas tragjedisë, Kuvendi do të mblidhet nesër më 5 Dhjetor dhe do të votojë Kryeprokurorin e ri.

Edhe pse në këto momente i gjithë fokusi duhet të ishte tek qytetarët që kanë nevojë për ndihmë, Edi Rama ka si emergjencë të zgjedhë  Prokuror të Përgjithshëm.Olsi Çelën apo Arta Markun.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dorëzuar në Kuvend propozimet e tij më datë 22 Nëntor 2019. Sipas Kushtetutës, Parlamenti ka afat 30 ditë nga momenti i propozimit, për të zgjedhur Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Pra, ka afat deri më 21 Dhjetor 2019.

Është e pashpjegueshme ky nxitim i qeverisë në Kuvend dhe zgjedhja e një momenti të papërshtatshëm për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ndryshe nga sa veproi me gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, që i votoi vetëm 2 ditë përpara skadimit të afatit, për rastin e Prokurorit të Përgjithshëm Edi Rama ka vendosur ta votojë plot 2 javë përpara skandimit të afatit. Ky votim po bëhet me nxitim, pa asnjë transparencë dhe pa vëmendjen e duhur, sepse shqiptarët këto ditë, por edhe politika, është e fokusuar tek pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit.

Theksojmë se ky zhvillim vjen në një moment, kur vendi ynë ndodhet në situatë emergjente pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona dhe 913 të tjerë mbetën të plagosur.

Në garë për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme janë Fatjona Memçaj, Arta Marku dhe Olsian Çela. Prokuroroja e përkohshme Arta Marku, pak ditë më parë kërkoi një mandat të plotë dhe pranoi se ka dështuar në punën e saj si kryeprokurore. Ajo u shpreh se nuk raporton për punën e saj tek kryeministri Edi Rama.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gara për kryeprokuror kuvendi zgjedh kryeprokurorin e ri gara për kryeprokuror kuvendi zgjedh kryeprokurorin e ri

Sondazh

Poll

Politike 4 Dhjetor 2019, 16:04

LEZHË– Pasi u përplas dje me shefin e Urbanistikës në Lezhë për gjendjen e një pallati 12katësh në këtë qytet, sot ministri iBrendshëm Sandër Lleshaj është...