Politike

4 Dhjetor 2019, 16:04 Nga DOSJA

LEZHË– Pasi u përplas dje me shefin e Urbanistikës në Lezhë për gjendjen e një pallati 12katësh në këtë qytet, sot ministri iBrendshëm Sandër Lleshaj është përfshirë sërish në një debat për këtë çështje.

Teksa konfirmoi se në bazë të dy inspektime nga ekspertë të huaj dhe shqiptarë, Lleshaj tha se u verifikua se ky pallat është i banueshëm dhe se qytetarët mund të hynin brenda, ndërkohë që këta të fundit i kanë kërkuar ekspertizën me dokument dhe vulë.

Kam ardhur për të parë edhe njëherë shqetësimet që kanë ngritur banorët e këtij pallati. Po ta shkurtoja gjithë përkufizimin e kësaj situate, kësaj i thonë shumë zhurmë për asgjë. Në harkun e 24 orëve janë bërë dy ekspertiza, një nga ekspertë shqiptarë dhe një nga ekspertë izraelitë dhe konkluzioni është i njëjtë, pallati nuk ka asnjë problem me sigurinë e tij”, tha Lleshaj.

DEBATI ME ISH-DEPUTETEN:

Nje banor i pallatit: Duam të shohim dokumentin me firmë

Lleshaj: Jo nuk kam

Lindita Metaliaj: Zoti ministër, në këtë pallat banojnë 140 familje. E duam një shkresë, me firmë dhe vulë. Ekspertët nuk i kishin të gjitha pajisjet. Si mundet vetëm me fjalë. Kush janë ekspertët zoti ministër?

Lleshaj: Po lërë mo ti…Do ti biem tek ti? Do t’i certifikosh ti?

Lindita Metaliaj: A mund të na japësh një vendim me vulë, me çertifikim ekspertësh që duhet të futemi brenda?

Lleshaj: Me vulë nuk e merrni as sot e 100 vjet

Lindita Metaliaj: Ju nuk i certifikoni dot, ju nuk jeni ekspert zoti ministër. Dhe në radhë të parë ju duhet t’i kërkoni falje popullit të Lezhës për fyerjen dhe arrogancën që i bëtë dje.
Lleshaj: A për këtë ke ardhur ti?

Lindita Metaliaj: Jo jo, unë jam banore këtu, jam në mbështetje të qytetarëve.
Lleshaj: Kush jeni ju?

Lindita Metaliaj: Unë jam Lindita Metaliaj dhe kam ardhur në mbështetje të qytetarëve.
Lleshaj: Ku banoni ju?

Lindita Metaliaj: Banoj në lagjen “Besëlidhja” dhe jam këtu për të mbështetur qytetarët.
Lleshaj: Edhe ke ardhur këtu?! Shko edhe gjej punën.

Lindita Metaliaj: Të lutem, nuk ma tregoni ju punën mua. Ju gjeni punën ku e keni.
Qytetari: Zoti ministër, veç me çekiç nuk certifikohet pallati.

Lindita Metaliaj: Dhe turp të keni për arrogancën.

Ditën e djeshme ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka pasur një debat me tone të ashpra me drejtorin e urbanistikës në Bashki, Nik Leka, sipas së cilit ka përhapur panik tek banorët pa qenë i sigurt për atë çka, flet lidhur me gjendjen e pallatit 12 katësh në Lezhë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike perplasja e lleshajt ne lezhe sander lleshaj tragjedia e 26 nentorit 2019 perplasja e lleshajt ne lezhe sander lleshaj tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll