Aktualitet

Iu gjetën doza kokaine dhe kanabisi gjatë kontrollit, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

Mësohet se shqiptari u pikas teksa lëvizte me automjetin e tij, duke u ndaluar nga autoritetet italiane për kontroll.

21 Qershor 2024, 17:31 Nga S.B
Iu gjetën doza kokaine dhe kanabisi gjatë kontrollit, arrestohet
foto ilustruese

ITALI- Arrestohet në Itali një 32-vjeçar shqiptar. Mësohet se shqiptari u pikas teksa lëvizte me automjetin e tij, duke u ndaluar nga autoritetet italiane për kontroll.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një kilogramë kokainë e fshehur, ndërsa kontroll më pas u ushtrua edhe në shtëpinë e tij në La Spezia. Bëhet me dije se në garazhin e 32-vjeçarit u gjetën 600 gr kokainë, 61 gr kanabis si dhe materiale për paketimin e dozave.

Shqiptarit si pasojë iu sekuestrua automjeti, sasia e drogës së gjetur si dhe telefoni.

guarda di finanza itali droge

Sondazh

Poll