Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Selenicë, "Toyota” merr para këmbësorin, i plagosuri niset drejt Traumës

Sipas njoftimit të policisë i moshuari do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar. 

21 Qershor 2024, 14:42 Nga N.F
Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Selenicë, "Toyota”
Foto ilustruese

VLORË- Një aksident është regjistrar mesditën e sotme në aksin rrugor Peshkëpi-Selenicë. Mësohet se një mjet tip "Toyota”, ka aksidentuar një këmbësor 83-vjeçar. 

Sipas njoftimit të policisë i moshuari do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/Informacion paraprak. Sot, në aksin rrugor Peshkëpi-Selenicë, në afërsi të fshatit Lubonjë, shtetasi A. N., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasin I. Xh, 83 vjeç (këmbësor) i cili do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, njofton policia.

vlore aksident

Sondazh

Poll