Aktualitet

Çahet tubacioni i ujit të pijshëm në Sarandë, "përmbytet" një nga rrugët kryesore

Për momentin punonjësit e ujësjellës-kanalizimit janë në vendin ku është çarë tubacioni dhe kanë ndërprerë furnizimin. Ndërkohë po vijon puna për riparimin e këtij defekti.

21 Qershor 2024, 14:07 Nga M.B
Çahet tubacioni i ujit të pijshëm në Sarandë,
Foto nga vendi i ngjarjes

SARANDA- Një prej tubacioneve të ujit të pijshëm në Sarandë ka shpërthyer ditën e sotme dhe për pasojë, është "përmbytur" një nga rrugët kryesore të qytetit. Për momentin punonjësit e ujësjellës-kanalizimit janë në vendin ku është çarë tubacioni dhe kanë ndërprerë furnizimin. Ndërkohë po vijon puna për riparimin e këtij defekti.

Furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë. Sakaq, gjatë ditës së sotme ka pasur ndërprerje të energjisë edhe në Sarandë, ashtu si në gjithë vendin, ku ka zgjatur rreth 30 minuta.

saranda

Sondazh

Poll