Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në banesë, përfundon në spital 62-vjeçarja në Vlorë

Mësohet se 62-vjeçarja R.C është dëmtuar lehtë dhe momentalisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

21 Qershor 2024, 15:51 Nga S.B
Shpërthen bombola e gazit në banesë, përfundon në
foto ilustruese

VLORË- Shpërthen aksidentalisht bombola e gazit në shtëpinë e një 62-vjeçareje në Vlorë. Mësohet se 62-vjeçarja R.C është dëmtuar lehtë dhe momentalisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të incidentit.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e shtetases R. C., 62 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombol gazi.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e dëmtuar lehtë 62-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

 

vlore bombul gazi

Sondazh

Poll