Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Mamurras, drejtuesi i çiklomotorit përfundon tek Trauma, makina bie në kanal

Mësohet se një çiklomotor është përplasur me një automjet ku i lënduar rëndë ka mbetur drejtuesi 34-vjeçar i çiklomotorit.

21 Qershor 2024, 16:22 Nga S.B
Aksident i rëndë rrugor në Mamurras, drejtuesi i
pamje nga ngjarja

LEZHË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në afërsi të Mamurrasit pranë kryqëzimit të “Rrugës së Adriatikut”. Mësohet se një çiklomotor është përplasur me një automjet ku i lënduar rëndë ka mbetur drejtuesi 34-vjeçar i çiklomotorit.

34-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë automjeti i përfshirë në aksident mësohet të ketë rënë në kanal.

mamurras aksident

Sondazh

Poll