Aktualitet

Humbi kontrollin e automjetit duke shkaktuar aksident, procedohen shoferët në Fier

Mësohet se një 34-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një tjetër automjet.

21 Qershor 2024, 14:01 Nga S.B
Humbi kontrollin e automjetit duke shkaktuar aksident, procedohen shoferët
foto ilustruese

FIER- Procedohen të lirë katër persona në Fier. Mësohet se një 34-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një tjetër automjet.

Nga përplasja e mjeteve është dëmtuar edhe një mjet i parkuar dhe një e mitur brenda tij e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është proceduar një 17-vjeçar pasi ka përplasur një motor me automjetin e tij që e drejtonte pa patentë.

Një 48-vjeçar është proceduar gjithashtu pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. A., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 61 vjeç, i cili gjithashtu u procedua penalisht.  Nga përplasja e mjeteve është dëmtuar dhe një automjet i parkuar, si dhe një shtetase e mitur që ndodhej në këtë automjet, e cila mori mjekim në spital;

-një shtetas 17 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka përplasur një motomjet, duke shkaktuar dëme materiale. 

Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 48 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

fier

Sondazh

Poll