Aktualitet

Me gjysmë kile kokainë në makinë, arrestohen 4 persona në Pogradec (Detajet)

4 Dhjetor 2019, 11:59 Nga DOSJA
Me gjysmë kile kokainë në makinë, arrestohen 4 persona

POGRADEC- Policia e Pogradecit ka arrestuar 4 persona, pasi i ka kapur gjatë një operacioni me 525 gram kokainë në makinë. Sipas një njoftimi bëhet me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kontrolluan në mjetin tip “Audi” dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 525 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Nga operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: D.Xh., 20 vjeç; R.V., 23 vjeç; D.B., 20 vjeç; K.L., 20 vjeç.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Liqeni” në fushën e tregëtimit të drogave të forta. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër. Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Liqeni”, ku u godit një rast i prodhimit dhe shitjes së drogave të forta, konkretisht e llojit kokainë, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: D.Xh., 20 vjeç; R.V., 23 vjeç; D.B., 20 vjeç; K.L., 20 vjeç.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit E.Z., 17 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec. Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me Forcat e Lëvizjes Operacionale të Rendit Publik në DVP-Korçë, ushtruan në lagjen nr.1, në mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin D.Xh., me të cilin këta shtetas po udhëtonin, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 525 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 persona kokaina ne pogradec operacioni liqeni sekuestrohet kokaine arrestohen 4 persona kokaina ne pogradec operacioni liqeni sekuestrohet kokaine

Sondazh

Poll