Aktualitet

Në orën 15:00 do shemben me eksploziv 2 banesa në Shkozet, do të bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

4 Dhjetor 2019, 13:13 Nga DOSJA
Në orën 15:00 do shemben me eksploziv 2 banesa në Shkozet, do

Durrës- Për shpërthimin e kontrolluar për shembjen e banesave në Shkozet, që pritet të zhvillohet në orën 15:00, do të bllokohet për pak minuta, autostrada Tiranë-Durrës.

Mësohet se autostrada do të bllokohet 10 minuta para shpërthimit dhe 10 minuta të tjera pas shpërthimit. Mësohet se do të shemben 2 pallate 5 katësh, të cilët janë të dëmtuar nga tërmeti.

26 shkolla në vend janë të dëmtuara nga tërmeti. Pritet që të shemben së shpejti  dy shkolla në Bubq dhe Thumanë, pasi janë të dëmtuara nga tërmeti. Ndërkohë shkollës “Emin Duraku” në ish-Bllok i është vënë shiriti pasi edhe ajo është e dëmtuar. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Bledi Çuçi bëri një rezyme për gjendjen pas tërmetit. Ai u shpreh se 12 mijë persona të prekur nga tërmeti janë tashmë të akomoduar, hotele, çadra, qendra sociale dhe palestra. Sa i përket dëmeve materiale, ai theksoi se në Tiranë janë  525 pallate në dëmtuara, dhe 3100 banesa. Ndërsa në Durrës sipas tij 242 banesa janë të pabanueshme dhe 27 për t’u prishur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 26 shkolla të dëmtuara nga tërmeti shembja e banesa në shkozet 26 shkolla të dëmtuara nga tërmeti shembja e banesa në shkozet

Sondazh

Poll