Aktualitet

Grekët ndezin qirinj në Athinë, në kujtim të 51 viktima të tërmetit në Shqipëri (FOTO)

4 Dhjetor 2019, 11:12 Nga DOSJA
Grekët ndezin qirinj në Athinë, në kujtim të 51 viktima

ATHINË -Mbrëmjen e djeshme në qendër të Athinës grekët janë solidarizuar duke ndezur qirinjë për viktimat e tërmetit të 26 nëntor.

Mes shumë njerëzve në botë që janë prekur nga kjo ngjarje tragjike dhe janë solidarizuar me vendin tonë, edhe grekët që janë njohur prej shumë kohësh si “kundërshtarët” e Shqipërisë kanë bërë gjestin prekës për të prekurit nga tërmeti.

Jo vetëm emigrantë shqiptarë, por edhe një numër i lartë qytetarësh grekësh ndezën në  qendër të Athinës qirinjtë në kujtim të viktimave të tërmetit.

Në formën e numrit 51 ishin të vendosur qirinjtë, për personat të cilët humbën jetën nën rrëmnoja.

Burimi: xinhuanet

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet athine ndizen qirinj per viktimat e 26 nentorit shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019 athine ndizen qirinj per viktimat e 26 nentorit shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll