Sport

E FRIKSHME!... Një gjuajtje e Niclas Füllkrug, i theu dorën një tifozi para Gjermani-Skoci

Nëse debutimi i kombëtares gjermane për Euron e saj në shtëpi, ishte idilik me një sukses 5-1 ndaj Skocisë, Niclas Füllkrug e mbylli ndeshjen e një tifozi para se ajo të fillonte.

18 Qershor 2024, 17:33 Nga DOSJA
E FRIKSHME!... Një gjuajtje e Niclas Füllkrug, i theu dorën

GJERMANI - Skocezët, të cilët pësuan një gol nga Niclas Füllkrug, pas një gjuajtje me shpejtësi 110 km/h të premten në mbrëmje, gjatë ndeshjes hapëse të Euros së fituar nga Gjermania, besojmë se e kanë mësuar se sulmuesi i Dortmundit dhe Mannschaft mund të godasë shumë fuqishëm.

Një tifoz gjerman zbuloi se çfarë mund të ndodhë kur gjuajtjet e tij shkojnë jashtë objektivit. Njeriu i quajtur Kai Flathmann, i pozicionuar pas portës në anën e majtë, e provoi një gjë të tillë. Rezultati: evakuim me barelë dhe thyerje të dorës së majtë për njeriun që humbi fitoren 5-1 të Gjermanisë.

Në një intervistë për ‘Bild’, tifozi, i cili më pas ka postuar një mesazh në Instagram, ku e shohim në spital, më pas një tjetër, me faqen e parë të tabloidit shoqëruar me tekstin “Nuk kam fjalë, është çmenduri”,- ka saktësuar ai se Federata gjermane kishte kontaktuar me të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll