Sport

“Euro 2024”/ Kapiteni serb Dushan Tadiç i kërkon falje trajnerit Stojkoviç…

Federata Serbe njoftoi të martën se kapiteni Dushan Tadiç kishte kërkuar falje, pasi kishte vënë në dyshim zgjedhjen e trajnerit të tij Dragan Stojkoviç, që nuk e aktivizoi si titullar kundër Anglisë të dielën.

18 Qershor 2024, 17:11 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Kapiteni serb Dushan Tadiç i kërkon falje

GJERMANI - Në qendër të vëmendjes në Serbi, që nga deklarata e tij e diskutueshme pas ndeshjes së humbur ndaj Anglisë (0-1) të dielën, Dushan Tadiç i kërkoi falje trajnerit Dragan Stojkoviç dhe shokëve të tij gjatë një takimi që po mbahet në hotelin Maximilian në Augsburg, ku po qëndron seleksionimi, njofton Federata Serbe përmes një komunikate për media.

I pakënaqur me të qenit zëvendësues, mesfushori i Fenerbahçes vuri në dyshim publikisht zgjedhjen e trajnerit të tij. “Mendoj se unë jam lideri dhe kapiteni i kësaj skuadre,- tha ai.

Unë fola me Zotin... Unë jam lojtari më i mirë në këtë ekip. Duhet të kisha luajtur plot 90 minuta. Do të kishte qenë ndryshe, nëse do të kisha qenë në fushë që në fillim...”. 

Kur u informua për komentet e Tadiç gjatë konferencës së tij pas ndeshjes, “Piksi” deklaroi “Uhhh... Nuk është mirë, aspak mirë nëse ai tha se…”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll