Sport

SHORTI/ Champions League 24-25, ‘goglat’ formojnë çiftin Egnatia - Borac Banja Lukas

Eshtë hedhur shorti për raundin e parë kualifikues të Champions League, ndeshjet do të luhen më 9/10 dhe 16/17 korrik. Kampionia e Shqipërisë do të ndeshet me kampionët e Bosnje-Hercegovinës…

18 Qershor 2024, 16:14 Nga DOSJA

SHORTI/ Champions League 24-25, ‘goglat’ formojnë çiftin

ZVICER - Edicioni i 70-të i Champions League, për sezonin 2024/2025, nis zyrtarisht sot, me shortin për turin e parë kualifikues, ndeshjet e të cilit do të luhet në datat 9/10 (ndeshja e parë) dhe 16/17 korrik (kthimi).

Katër skuadrat shqiptare, kampione të Shqipërisë, Kosovë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, përkatësisht Egnatia, Ballkani, Struga dhe Decic, sot kanë njohur kundërshtarët me të cilët do të përballen në turin e parë para-eliminator të Champions League.

 Do të jetë edicioni i parë me formatin e ri: turneu do të fillojë më 9 korrik 2024 dhe do të përfundojë më 31 maj 2025 me finalen në Mynih.

Këto janë çiftet e përcaktuara për turin e parë:
Slovan Bratislava - Struga
The New Saints - Decic
Borac Banja Luka - Egnatia
Hamrun Spartans - Lincoln Red Imps
Ballkani - Santa Coloma
Flora Tallinn - Celje
Klaksvik - Differdange
Panevezys - Helsinki
RFS - Larne
Reykjavik - Spartans
Virtus A.C.1964 - FCSB
Ludogorets - Dinamo Batumi
Ordabasy - Petrocub
Dinamo Minsk - Pyunik

Çfarë përfshin formati i ri i Champions League?
Ndryshimi më i madh është në fazën e grupeve, e cila do të bëhet një fazë me 36 ekipe. Çdo klub përballet me tetë ekipe të ndryshme (katër në shtëpi, katër jashtë). Tetë më të mirat e klasifikuara hyjnë drejtpërdrejt në raundin e 16-të; Skuadrat e klasifikuara nga vendi i nëntë deri në vendin e 24-të luajnë në ‘play-off’ për fazën e eliminimit direkt dhe fituesit kalojnë në raundin e 16-të. Që nga ai moment, gara do të vazhdojë me formulën klasike të eliminimit direkt.

Raundi i parë kualifikues: 9/10 dhe 16/17 korrik 2024
Raundi i dytë kualifikues: 23/24 dhe 30/31 korrik 2024
Raundi i tretë kualifikues: 6/7 dhe 13 gusht 2024
”Play-off”-et: 20/21 dhe 27/28 gusht 2024

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll