Bota

Kurti dhe ministri i Brendshëm i Izraelit, bisedojnë për rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit ekonomik

Siç njoftohet, Kurti i uroi fillimisht mirëseardhje ministrit Arbel, veçanërisht me rastin e marrëveshjes e cila u nënshkrua sot mes dy shteteve për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

18 Qershor 2024, 18:10 Nga E. D
Kurti dhe ministri i Brendshëm i Izraelit, bisedojnë për
Moshe Arbel dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i kosovës Albin Kurti, mirëpriti gjatë ditës Ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Kosovë. Siç njoftohet, Kurti i uroi fillimisht mirëseardhje ministrit Arbel, veçanërisht me rastin e marrëveshjes e cila u nënshkrua sot mes dy shteteve për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

Ai e vlerësoi këtë marrëveshje si zhvillim pozitiv në marrëdhëniet Kosovë-Izrael, por edhe lajm i mirë për qytetarët i cili vjen 6 muaj pasi u arrit dhe liberalizimi i vizave me zonën Shengen. Vizitat e ndërsjella dhe marrëveshjet e nënshkruara në fusha e sektorë të ndryshëm mes nesh, janë rezultat i zgjerimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit.

U nënvizua rëndësia e fuqizimit edhe më tej të bashkëpunimit ekonomik, rritjes dhe promovimit të shkëmbimeve tregtare, për të cilën kryeministri dhe i ftoi kompanitë dhe investitorët izraelit që të hulumtojnë e njohin prej së afërmi ambientin e përshtatshëm të të bërit biznes që ofron Kosova. Kryeministri përmendi dhe iniciativën për renovimin e Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

moshe arbel albin kurti

Sondazh

Poll