Bota

Monoliti misterioz shfaqet në shkretëtirën e Nevadës, habiten efektivët e policisë

Struktura u pa nga Departamenti i Policisë së Las Vegasit, i cili tha se e pa atë gjatë një misioni kërkim-shpëtimi në veri të Luginës.

18 Qershor 2024, 17:13 Nga S.B
Monoliti misterioz shfaqet në shkretëtirën e Nevadës,
Monoliti në Nevada

SHBA- Një monolit misterioz është shfaqur në shkretëtirën e Nevadës gjatë fundjavës, duke ndezur spekulime se çfarë mund të jetë dhe se kush qëndron pas tij. Struktura u pa nga Departamenti i Policisë së Las Vegasit, i cili tha se e pa atë gjatë një misioni kërkim-shpëtimi në veri të Luginës.

"Ne shohim shumë gjëra të çuditshme ... por shikoni këtë!" ka postuar policia në rrjetet sociale.

Monoliti është i ngjashëm me ato që u shfaqën në mbarë globin në vitin 2020. Struktura e gjatë, drejtkëndore, reflektuese u pa pranë Gass Peak, një zonë shëtitjeje në shkretëtirën e Nevadës.

Në fotot e publikuara nga policia në rrjetet sociale, monoliti dukej i vendosur në një terren paksa të thyer. Monoliti ka disa ngjashmëri me ato të paraqitura në 2001: A Space Odyssey, një film i vitit 1968 me regji të Stanley Kubrick.

Monoliti misterioz shfaqet në shkretëtirën e Nevadës,
Monoliti në Nevada

Monolitë të ngjashëm me atë në Nevadës u shfaqën në vende të ndryshme në mbarë botën rreth katër vjet më parë, duke përfshirë një në shkretëtirën e Jutës. Më pas u ngritën spekulime se kush mund të qëndrojë pas tyre, me disa që pyesin nëse ato ishin pjesë e një instalacioni arti.

Ndërsa misteri pas monoliteve mbetet, autoritetet e Las Vegas përdorën zbulimin e tyre të fundit për t'u kujtuar njerëzve që ecnin në shkretëtirën e Nevadës që të përgatiteshin për motin e nxehtë dhe të qëndronin të sigurt.

shba monolit

Sondazh

Poll