Bota

"Partitë opozitare nuk mund t’i shtyjnë zgjedhjet pafundësisht", deklarata e Kurtit nxit reagime/ Krasniqi: Frikë nga zgjedhjet kanë ata që po bëjnë darka dhe marrëveshje të fshehta

Deklarata e kryeministrit Kurti nxiti disa reagime, ndërsa nga subjektet opozitare pohojnë se nuk kanë frikë për të shkuar në zgjedhje.

18 Qershor 2024, 16:36 Nga E. D
"Partitë opozitare nuk mund t’i shtyjnë zgjedhjet
fotot ilustruese

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një tubimi të partisë së tij deklaroi se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2025. Kurti Gjithashtu tha se partitë opozitare nuk mund t’i shtyjë zgjedhjet pafundësisht. Deklarata e kryeministrit Kurti nxiti disa reagime, ndërsa nga subjektet opozitare pohojnë se nuk kanë frikë për të shkuar në zgjedhje.

Rrezarta Krasniqi, deputete nga radhët e LDK-së, ka theksuar se partia e saj nuk ka pasur frikë për zgjedhje as në kohët më të vështira. Më tej, Krasniqi i ka quajtur qesharake deklaratat e kryeministrit. Po ashtu edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se koordinimi partive opozitare nuk ka qenë në nivelin më të mirë të mundur. 

“Frikë nga zgjedhjet? Tashmë po dihet kush ka frikë nga zgjedhjet, ata që po bëjnë darka dhe marrëveshje të fshehta. LDK-ja nuk ka frikë sepse nuk ka pasur frikë as në kohët më të vështira. Do të dalim partia e parë sepse jemi çdo ditë në takime me qytetarët dhe për ta siguri dhe të ardhme evropiane ka vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Deklaratat e Kurtit janë qesharake sepse nga frika është dorëzuar dhe pas dorëzimit është nënshtruar tek ata që me vite i ka quajtur hajdutë dhe tradhtarë," thaksoi Krasniqi.

kosove albin kurti

Sondazh

Poll