Bota

"Ka shfrytëzuar pozitën zyrtare", SHBA sanksionon rrjetin që rriti pasurinë e Millorad Dodik

Listës së të sanksionuarve u është shtuar Millenko Çiçiç dhe Gjorgje Gjuriç si dhe kompanitë: Infinity International Group, Infinity Media, K-2 Audio Services, Kaldera Company, Prointer Itss, Sirius 2010 dhe Una World Network.

18 Qershor 2024, 16:55 Nga M.B
"Ka shfrytëzuar pozitën zyrtare", SHBA sanksionon rrjetin
Foto ilustruese

SHBA- Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar të martën një rrjet prej dy individësh dhe shtatë entitetesh që është thënë se sigurojnë burime të mëdha të të ardhurave për presidentin e Republikës Sërpska të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, i sanksionuar, po ashtu, nga SHBA-ja, dhe për familjen e tij.

“Dodik e ka shfrytëzuar pozitën zyrtare për të rritur pasurinë përmes kompanive të lidhura me të dhe Igor Dodikun”, është thënë në deklaratën e Departamentit amerikan të Thesarit.

Igor Dodik është djali i Millorad Dodikut. Listës së të sanksionuarve u është shtuar Millenko Çiçiç dhe Gjorgje Gjuriç si dhe kompanitë: Infinity International Group, Infinity Media, K-2 Audio Services, Kaldera Company, Prointer Itss, Sirius 2010 dhe Una World Network./ REL

shba

Sondazh

Poll