Sport

Italia pa revolucion ndaj Spanjës, por Cristante është në platformën e nisjes…

Mesfushori i Romës u testua në stërvitje me titullarët: një nga Jorginho, Frattesi apo Pellegrini, mund t'i hapë vend atij.

18 Qershor 2024, 07:30 Nga DOSJA
Italia pa revolucion ndaj Spanjës, por Cristante është në

GJERMANI - Pas stërvitjes të së dielës, për startuesit e Itali-Shqipëri dhe një ndeshje praktike për të tjerët (kundër një ekipi të rinjsh të Borussia Dortmundit), Spalletti në seancën e së hënës nisi punën me ekipin që do të përballet me Spanjën, të enjten në Gelsenkichen.

Të gjithë të pranishëm, askush i mavijosur apo i lodhur. Indikacionet e para të punës me dyer të mbyllura sugjerojnë se trajneri nuk ka ndërmend të modifikojë njëmbëdhjetëshen e përdorur nga minuta e parë në debutimin e Dortmundit, me përjashtim të një, maksimumi dy lojtarëve.

Në pistën e lëshimit është Cristante, një mesfushor fizik, i fortë në duele ajrore dhe i pajisur me cilësi të mira në fazën e mbrojtjes (që sigurisht do të jetë i dobishëm kundër Spanjës). Për momentin është e vështirë të identifikohet me siguri se kush do t'i lërë vend lojtarit të Romës: një prej Frattesi, Jorginho apo Pellegrini.

Në pritje të kontrolleve të mëtejshme, nuk duhet anashkaluar hipoteza e Frattesit në mesfushë me Barellën, në një pozicion ‘më të lartë’. Qendërsulmues do të jetë ende  Scamacca. Ai ka shënuar vetëm një gol në 11 paraqitje për kombëtaren, por 19 golat e tij këtë sezon dhe rritja e treguar në muajt e fundit në Atalantën e Gasperinit i lejojnë  Spallettit dhe shokëve të tij të besojnë tek ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll