Sport

VIDEO / Surpriza e parë e Europianit, mundet Belgjika!

Një gol i shënuar nga Schranz në minutën e 7-të, i dha tre pikët sllovakëve në Euro 2024.

17 Qershor 2024, 20:13 Nga DOSJA
VIDEO / Surpriza e parë e Europianit, mundet Belgjika!

GJERMANI - Pritej një fitore e madhe e belgëve, mirëpo sfida ka nisur totalisht keq. Sllovakia bëri surprizën e madhe në Europian, duke mposhtur minimalisht Belgjikën pretendente, në ndeshjen e vlefshme për Grupin E.


Një gol i shënuar nga Schranz në minutën e 7-të, i dha tre pikët sllovakëve në Euro 2024. Belgët ishin të pafat në këtë përballje, pasi panë t’iu anulohen dy gola nga VAR-i.

Lukaku barazoi shifrat në minutën e 56-të, pas disa rasteve të shpërdoruara, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Sulmuesi shënoi edhe në minutën e 86-të, por edhe këtë herë teknologjia e anuloi, për prekje me dorë gjatë aksionit nga Openda.

Kështu, Belgjika e nis malore rrugëtimin në Euro 2024, ndërsa Sllovakia mban vendin e dytë me 3 pikë, aq sa edhe Rumania.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll