Sport

“Euro 2024”/ Rumania befason, fiton pastër ndaj një Ukraine, që vetëm gabon… (video)

Ultra-efikase, Rumania befasoi Ukrainën të hënën në Mynih (3-0) për hyrjen e saj në Euro, dhe mori kryesimin në grupin E. Ukraina, pavarësisht zotërimit dërrmues, ishte e pafuqishme.

17 Qershor 2024, 17:21 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Rumania befason, fiton pastër ndaj një

GJERMANI - Pavarësisht 70% të posedimit të topit dhe dominimit të madh territorial, Ukraina ishte e padëmshme gjatë gjithë ndeshjes, dhe u dorëzua tre herë para sulmeve të një Rumanie realiste, ndeshje kjo e vlefshme për grupi E.

Stanciu hapi rezultatin me një goditje të shkëlqyer nga skaji i zonës (29’), përpara se Marin (53’) dhe Dragus (57’) të mbyllnin ndeshjen me fitoren 3-0 për Rumaninë.

Ukraina krijoi epërsi, por nuk qe në gjendje të shënonte qoftë edhe një gol, ku gabimet e portierit Lunin vulosën rezultatin 3-0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll